Në Gjakovë nis procesi për hartimin e planit të konservimit të Qendrës Historike
Në Gjakovë po zhvillohet një aktivitet në kuadër të procesit për hartimin e Planit të Konservimit dhe Menaxhimit të Integruar të Qendrës Historike të qytetit.
Sipas njoftimit të Ministria e Kulturës dhe Turizmit, aktiviteti po mbahet në Galeria e Arteve në Gjakovë, ku përmes fotografive, kujtimeve dhe tregimeve të komunitetit po identifikohen vlerat që e karakterizojnë qytetin.
Në këtë proces po evidentohen rrugët, ndërtesat dhe hapësirat publike që përbëjnë identitetin dhe trashëgiminë kulturore të Gjakovës, duke përfshirë edhe elemente që nuk janë gjithmonë të dukshme, por që përjetohen nga komuniteti.
Sipas njoftimit, ky aktivitet përbën një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të kufijve të Qendrës Historike dhe përcaktimit të ndërhyrjeve për një menaxhim të qëndrueshëm të saj.
Projekti realizohet në kuadër të programit “Integrimi i Trashëgimisë Kulturore në Planifikim Hapësinor Faza II”, me mbështetje teknike nga UN-Habitat Kosova dhe bashkëfinancim nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.
Autoritetet kanë ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e këtij procesi, duke kontribuuar në identifikimin dhe ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore të qytetit.