Fotografitë e Zofia Rydet prezantohen te Marubi në Tiranë
Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Tiranë, sonte prezantohet ekspozita fotografike “Regjistri Sociologjik“ e fotografes polake Zofia Rydet (1911–1997), e kuruar nga Clare Grafik dhe Karol Hordziej.
Në vitin 1978, në moshën 67-vjeçare, Rydet nisi një projekt për të dokumentuar jetën e përditshme përmes brendësisë së shtëpive. Për gati tre dekada ajo fotografoi njerëz në ambientet e tyre shtëpiake, duke krijuar një portret të gjerë dokumentar të jetës familjare, kulturës dhe transformimeve shoqërore në rajone dhe komunitete të ndryshme.
Regjistri Sociologjik përfshin rreth 20,000 imazhe të realizuara në qindra komunitete në Poloni dhe më gjerë. Vetëm një pjesë e vogël e këtyre fotografive u printuan gjatë jetës së artistes.
Ekspozita paraqet rreth 100 printime fotografike, përfshirë edhe një përzgjedhje të fotografive që Zofia Rydet realizoi në Shqipëri, së bashku me libra dhe materiale arkivore nga Fondacioni Zofia Rydet, duke ofruar një vështrim të rrallë mbi këtë projekt unik dokumentar. /klankosova