Hapet ekspozita personale e fotografit Blerim Gjinovci
Kultura
March 18, 2026 - 23:39
Mbrëmë u çel ekspozita personale e fotografit “Përtej Pamjes – Njeriu, Natyra dhe Dinjiteti”, e autorit Blerim Gjinovci.
Kjo ekspozitë sjellë një reflektim të ndjeshëm mbi raportin mes njeriut dhe mjedisit.
Gjithashtu, ajo trajton dinjitetin në përditshmëri përmes detajeve vizuale që shpesh kalojnë pa u vënë re, por mbartin histori të thella.
Ajo do të qëndrojë e hapur deri më 27 mars 2026.