Ekspozitë “Prekazi dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare” në Bernë

Ekspozitë “Prekazi dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare” në Bernë

Kultura March 12, 2026 - 23:55

Nën titullin "Prekazi dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare", fotografi Sefer Aliçkaj do të prezantojë ekspozitën e tij personale në Bernë të Zvicrës në kuadër të manifestimeve përkujtimore në nderim të sakrificës sublime të familjes Jashari.

Ekspozita, e cila organizohet nga Këshilli Organizues i Shoqatave Kulturore Shqiptare në Zvicër, synon të përcjellë përmes artit historinë, qëndresën dhe emocionet që lidhen me Epopenë e UÇK-së dhe sakrificën që ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës.

Ekspozita hapet më 14 mars në orën 13:00, në “Kursaal Arena – Kursaal Bern”, teksa hyrja do të jetë falas.

Image