Ekspozitë kushtuar shkrimtarit të shquar gjerman Goethe

Ekspozitë kushtuar shkrimtarit të shquar gjerman Goethe

Kultura March 12, 2026 - 22:43

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë përkujton shkrimtarin Johann Wolfgang von Goethe përmes një ekspozite të veçantë kushtuar një prej kryeveprave më të mëdha të letërsisë botërore, “Faust”.

Mini eskspozita është çelur në Sallën Gjermane të Leximit, pranë Qendrës “Sotir Kolea”. Ajo sjell për lexuesit botime të ndryshme klasike të “Faust”-it në gjuhën origjinale, studime dhe materiale kritike mbi këtë vepër monumentale, si dhe literaturë keitike që ndriçon klasicizmin e Vajmarit dhe universin intelektual të Goethe-s. Mini-ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri në fund të muajit mars 2026.

Goethe mbetet simbol i humanizmit evropian, i kërkimit të dijes dhe i frymës klasike që vazhdon të dialogojë me lexuesin bashkëkohor.

Johann Wolfgang von Goethe konsiderohet gjerësisht si shkrimtari më me ndikim në gjuhën gjermane. Vepra e tij ka pasur një ndikim të gjerë në mendimin letrar, politik dhe filozofik në botën perëndimore nga fundi i shekullit të 18-të e deri më sot.

Gothe ishte poet, dramaturg, romancier, shkencëtar, burrë shteti, regjisor teatri dhe kritik, i cili shkroi një gamë të gjerë veprash, duke përfshirë drama, poezi dhe kritikë estetike, si dhe traktate mbi botanikën, anatominë dhe ngjyrën.