“Prishtina – Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” shfaqet sonte në Prishtinë
Kultura
March 11, 2026 - 13:51
Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, sonte nga ora 20:00, jepet shfaqja mysafire “Prishtina – Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” me autor Jeton Neziraj dhe regji nga Blerta Neziraj
Shfaqja trajton historinë e arkitektit dhe planifikuesit hapësinor Rexhep Luci, i cili ishte ndër zërat e paktë që u përpoq të vendoste kontroll urbanistik në Prishtinën e pas luftës, në një kohë kur qyteti administrohej nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Aktorë që luajnë në këtë shfaqje janë: Armend Smajli, Verona Koxha, Shpetim Selmani, Kushtrim Qerimi, Afrim Muçaj.
