Shfaqja “ART” sonte premierë në Teatrin Dodona

Shfaqja “ART” sonte premierë në Teatrin Dodona

Kultura March 05, 2026 - 16:41

Premiera e shfaqjes “ART” me regji nga Artan Tmava, do të jepet sonte në ora 19:30, në Teatrin Dodona në Prishtinë.

E bazuar në tekstin e Yasmina Reza, me koreografi të realizuar nga Erna S. Tmava, në këtë shfaqje aktrojnë: Arta Lahu, Molikë Maxhuni dhe Vjosë Tasholli. Skenografia dhe kostumet janë realizuar nga Elma Azemi, ndërsa dizajni i dritave nga Skender Latifi dhe Albert Gashi. Teknika është mbështetur nga Bedri Maloku dhe Fadil Bekteshi.

Ky projekt është bashkëpunim mes Teatrit Dodona dhe Artan Tmava, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.