Vdes aktori i shquar shqiptar, Zhani Ziçishti

Vdes aktori i shquar shqiptar, Zhani Ziçishti

Kultura February 25, 2026 - 11:47

Sot, në moshën 86-vjeçare, ka vdekur aktori i shquar shqiptar, Zhani Ziçishti.

Ai ishte një figurë e dashur për publikun, i njohur për talentin dhe përkushtimin e tij në skenë dhe në kinematografi.

Zani Ziçishti ka lindur në 31 maj të vitit 1940, në Korçë. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve) filloi punën si aktor pranë teatrit “Çajupi” të Korçës.

Me trupën e këtij teatri interpretoi një sërë rolesh duke u bërë i njohur për publikun artdashës. Roli i parë i aktorit në kinematografi ishte ai i mësues Agronit në filmin “Lumë drite” në vitin 1970.

Zhani Ziçishti interpretoi më shumë se 17 role në filma artistikë:

1990- Kronikë e një nate

1988 – Rikonstruksioni

1987- Përsëri pranverë

1986 – Dhe vjen një ditë

1986 – Tre ditë nga një jetë

1986 – Një jetë më shumë

1985 – Asgjë nuk harrohet

1981 – Agimet e stinës së madhe

1981 – Kur xhirohej një film

1980 – Dëshmorët e monumenteve

1979 – Mysafiri

1978 – Nga mesi i errësirës

1978 – Vajzat me kordele të kuqe

1977 – Flamur në dallgë

1976 – Fije që priten

1972- Përballimi

1975 – Rrugicat që kërkonin diell

1975 – Beni ecën vetë

1975 – Lumë drite.