Kinematografia shqiptare në zi, vdes aktori i njohur

Kinematografia shqiptare në zi, vdes aktori i njohur

Kultura February 25, 2026 - 11:19

Është ndarë nga jeta aktori nga Korça, Zhani Ziçishti.

Siç bëjnë të ditur mediat në Shqipëri, Ziçishti vdiq në moshën 85-vjeçare.

Ai ishte aktor i madh  i kinemasë shqiptare dhe teatrit "Andon Zako Çajupi" në Korçë.

Roli i parë i aktorit në kinematografi ishte ai i mësues Agronit në filmin “Lumë drite” në vitin 1970.