Vendoset pjesa e fundit e kullës qendrore në kishën “Sagrada Familia” 144 vjet pas nisjes së punimeve
144 vjet pasi fillimit të punimeve në kishën “Sagrada Familia” në Barcelonë u vendos pjesa e fundit e kullës qendrore. Pjesa e sipërme e kryqit me katër faqe prej çeliku dhe qelqi, 17 metra e lartë, u vendos në pozicionin e saj të premten, duke përfunduar kullën kushtuar Jezu Krishtit. Siç ishte projektuar nga arkitekti katalanas Antoni Gaudí, kryqi ka katër krahë, duke e bërë të mundur që të shihet nga çdo drejtim.
Pjesa e brendshme e Kullës së Jezu Krishtit ne Barcelonë është ende në ndërtim e sipër, dhe pjesa e jashtme e saj është ende e rrethuar nga skela. Megjithatë, vetëm për disa muaj, pasi kisha njoftoi se ato pritet të hiqen në kohë për inaugurimin e saj në qershor.
Eventi do të përkojë me 100-vjetorin e vdekjes së arkitektit Gaudi. Kulla e Jezu Krishtit tani ka arritur lartesine maksimale prej 172.5 metrash dhe ishte një nga 18 kullat e konceptuara fillimisht nga Gaudi. Ai e projektoi Sagrada Família-n më shumë se 140 vjet më parë, me gurin e parë të monumentit të vendosur në vitin 1882.
“Sagrada Família” tani është ndërtesa më e lartë në Barcelonë dhe kisha më e lartë në botë. Miliona turistë vizitojnë monumentin ikonik çdo vit, ndërsa tarifat e hyrjes financojnë kryesisht ndërtimin e saj në vazhdim, pasi përfundimi i plotë i kishës pritet të zgjasë ende një dekadë./rtsh.al