Filarmonia e Kosovës shënon 18-vjetorin e Pavarësisë me koncert festiv
Kultura
February 17, 2026 - 10:18
Filarmonia e Kosovës sonte do të prezantojë koncertin solemn të Korit dhe Orkestrës, i organizuar në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Koncerti do të drejtohet nga dirigjentin Baki Jashari, me pjesëmarrjen e solistëve Betim Krasniqi (trombon) dhe Vendim Kapaj (fyell) – “Mjeshtër i Madh”.
Programi përfshin uverturën nga opera Nabucco, veprën madhështore “Gloria” të John Rutter, si dhe tri vepra premierë nga Aleksandër Vezulli, Aulon Naçi dhe “Numquam Iterum – Lamenti i Nënës” nga Valton Beqiri, e komisionuar nga Filarmonia e Kosovës.
Koncerti do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, me fillim në orën 20:00.
