Promovimi i librit për padrejtësitë në Hagë bën bashkë gratë e ish-krerëve të UÇK-së [foto]

Promovimi i librit për padrejtësitë në Hagë bën bashkë gratë e ish-krerëve të UÇK-së [foto]

Kultura February 16, 2026 - 12:44

Në prag të Ditës së Pavarësisë dhe protestës gjithëpopullore që do të mbahet nesër, gratë e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, janë bërë bashkë.

Arsyeja e takimit ishte promovimi i librit “Kur heshtja flet”, nga autori Ahmet Shala, që po mbahet sot.

Libri i kushtohet gjykimit në Hagë për krime lufte kundër ish-krerëve të UÇK-së dhe padrejtësive me të cilat ata janë përballur gjatë procesit 5-vjeçar.

Image