Iu dha lamtumira e fundit artistit dhe koreografit Bajram Tahiri
Në Ferizaj iu dha lamtumira e fundit artistit dhe koreografit Bajram Tahiri, i cili do të mbetet në kujtesën kolektive për ruajtjen e valles së mirëfilltë shqiptare.Është ndarë nga jeta artisti dhe koreografi i mirënjohur, Bajram Tahiri. Ai njihej si valltar dhe koreograf në realizimin dhe ruajtjen e valles së mirëfilltë shqipe.
“Vlen të veçohet sidomos viti 1996–1997, festivali ‘Këngë jehon’ në Strugë me vallen e kaçakëve, kur Bajrami mbi 15 mijë shikues në stadiumin e Strugës i ngriti në këmbë. La një vepër të madhe, la një krijimtari të madhe edhe sot pëshpëritet vepra e tij”, tha koregrafi Dilaver Kryezi.
“Bajrami ka mbi 45 vite që ka kontribu në ansamblin e ‘Kastriotët’ dhe ka qenë një njeri që nuk iu ka nda asnjëherë valles dhe ansamblit ‘Kastriotët’”, thaksoi Valon Rrahmani, valltar.
Edhe në mbledhjen përkujtimore nga folës të shumtë u çmua lart kontributi i Bajram Tahirit.
“Babi dha shumë për këtë qytet, mbi tri dekada ngjyrat më të bukura të valles shqipe”, tha Artan Tahiri, djali i të ndjerit.
Varrimi i koreografit Bajram Tahiri u bë në varrezat e reja të qytetit në Ferizaj.