Opera e Kosovës zbret në Shkup me “Gocën e Kaçanikut”
Kultura
February 03, 2026 - 09:47
Më 10 shkurt 2026, në orën 19:30, skena e Operës dhe Baletit Kombëtar në Shkup do të hapë dyert për operën e parë kosovare, "Goca e Kaçanikut”'
Kjo vepër madhështore e kompozuar nga Rauf Dhomi, me regji të mjeshtrit Nikolin Gurakuqi, vjen e interpretuar me emocion të veçantë nga Solistët, Kori dhe Orkestra e Operës së Kosovës dhe Baleti Kombëtar i Kosovës.
Një ngjarje kulturore e rrallë që do t’i dhurojë Shkupit një mbrëmje të paharrueshme me artin e operës kosovare.
