Ekspozohen fotografitë e xhamive të shkatërruara në Kosovë e Bosnje
Kultura
February 02, 2026 - 19:27
Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Islame e Bosnjë dhe Hercegovinës kanë organizuar ekspozitën “Kujtesa në fotografi”, e cila paraqet xhamitë e shkatërruara gjatë viteve ’90.
Ekspozita shërben si dëshmi e kujtesës historike dhe e pasojave të luftës mbi trashëgiminë kulturore e fetare.
Siç njofton Komuna e Prizrenit, ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorë deri më 7 shkurt 2026, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.
Në hapje mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi.