Përmbyllet edicioni i 35-të i manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”

Përmbyllet edicioni i 35-të i manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”

Kultura February 02, 2026 - 15:56

Janë përmbyllur aktivitetet në kuadër të manifestimit tradicional "Flaka e Janarit", edicioni i 35-të, në nderim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit ndër breza, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hysenit.

Derisa për pjesëmarrësit më të mirë u ndanë mirënjohje. I pari i Gjilanit, tha se me sukses mbresëlënës e përmbyllën edicionin e 35-të të “Flakës së Janarit”, një manifestim mbarëkombëtar që edhe sivjet dëshmoi fuqinë e artit dhe të kulturës sonë.

 “Ky manifestim tradicional, kulmoi me “Gala mbrëmjen”, solemne kulturore, ku u vlerësuan dhe u shpërblyen më të mirët nga të gjitha shtyllat artistike e krijuese të këtij manifestimi”, tha Hyseni, thuhet në njoftimin e komunës.

Ai theksoi se kjoshënoi përmbylljen e një pune të përkushtuar dhe angazhimin e shumë artistëve dhe personaliteteve të nderuara, të cilët me veprën dhe kontributin e tyre ia shtuan kuptimin dhe madhështinë këtij edicioni.

 “I uroj më të mirët dhe falënderoj të gjithë ata që me profesionalizëm dhe dashuri për artin e kulturën e bënë “Flakën e Janarit” të shkëlqejë”, tha Hyseni./rtk