Teatri Kombëtar i Kosovës hap vitin 2026 me premierën e shfaqjes “Gërrdia”
Kultura
January 12, 2026 - 16:12
Teatri Kombëtar i Kosovës hap vitin artistik 2026 me premierën e shfaqjes “Gërrdia”, drama fituese e Konkursit të Dramës Origjinale Shqipe “Katarina Josipi 2023". Premiera do të mbahet më 19 janar 2026, duke filluar nga ora 20:00.
Shfaqja është realizuar nga Astrit Kabashi, ndërsa në role interpretojnë aktorët Bujar Ahmeti, Maylinda Kosumovic dhe Rebeka Qena.
Ekipi krijues përfshin Arben Shala (skenografi), Yllka Brada (kostumografi) dhe Memli Kelmendi (muzikë). Në realizimin e shfaqjes kanë kontribuar gjithashtu: Lendi Aliu (asistent regjisor), Mursel Haziri (ispicient), Bujar Bekteshi (ndriçim), Avdi Gervalla (tonist) dhe Kushtrim Haxha (fotografi).