“Trim mbi trima” jehon në Muzeun e Vjenës nga zëri i 14-vjeçares Anna Krasniqi
Kultura
January 07, 2026 - 10:13
Në ambientet e Muzeut të Vjenës, pranë përkrenares dhe shpatës së Gjergj Kastriotit Skënderbeu, u dëgjua kënga epike “Trim mbi trima”, e interpretuar nga 14-vjeçarja Anna Krasniqi.
Zëri i saj i pastër dhe emocionues solli një moment të veçantë përkujtimi dhe krenarie kombëtare.
Ky interpretim u realizua si një dedikim simbolik në prag të përvjetorit të heroit të madh shqiptar, duke lidhur brezat e rinj me historinë dhe trashëgiminë kombëtare.
Prania e relikteve të Skënderbeut i dha edhe më shumë peshë artistike dhe emocionale këtij momenti të rrallë kulturor.