Paralajmërimi për shndërrimin në muze të shtëpisë ku ndodhi masakra në “Lagjen e Boshnjakëve”, Kurti: s’do të harrohet asnjëherë
Kultura
December 31, 2025 - 09:13
Një ditë më parë ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka paralajmëruar se po e shndërrojnë në muze shtëpinë ku ndodhi masakra e 15 prillit 1999 në “Lagjen e Boshnjakëve”, në Mitrovicën e Veriut, ku u torturuan dhe u vranë në mënyrë mizore 23 qytetarë të kësaj lagjeje.
E lidhur me këtë sot ka reaguar kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Kurti në një postim në Facebook shkruan se masakra e 15 prillit 1999 në “Lagjen e Boshnjakëve” nuk do të harrohet asnjëherë.
“Masakra e 15 prillit 1999 në ‘Lagjen e Boshnjakëve’ në veriun e Mitrovicës do të kujtohet ndër breza dhe nuk do të harrohet asnjëherë”, shkruan Kurti.