50-vjetori i animacionit shqiptar

50-vjetori i animacionit shqiptar

Kultura December 23, 2025 - 19:01

Animacioni shqiptar i ka fillesat e tij 50 vjet më parë.

Në një aktivitet përkujtimor në nderim të animacionit dhe atyre që kontribuan në realizimin e këtij arti, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ndihmoi me dokumente arkivore dhe pamje filmike.

Kreu i AQSHF, Eljan Tanini, e konsideroi këtë jubile të artit tonë pamor, jo vetëm si një përvjetor festiv, por një rikthim në rrënjët e krijimtarisë sonë filmike aty ku lindi vizioni, ironia, karakteri dhe poezia që solli animacionin shqiptar ndër dekada.

Në fondin e AQSHF-së, ruhet një pasuri me vlera e cila bën të mundur që kjo histori të kujtohet me autenticitet duke i dhënë frymë figurave që e ndërtuan me pasion dhe vizion këtë traditë.

Në aktivitet u vlerësuan dhe u shpreh mirënjohja për të gjithë krijuesit, animatorët, studiuesit dhe dashamirësit që vijojnë ta mbajnë të gjallë trashëgiminë e animacionit shqiptar./atsh