Dua Lipa sugjeron librat perfektë për dhuratat e Krishtlindjeve: Helen Garner, Patti Smith dhe Margaret Atwood

Dua Lipa sugjeron librat perfektë për dhuratat e Krishtlindjeve: Helen Garner, Patti Smith dhe Margaret Atwood

Kultura December 12, 2025 - 14:48

Për shumë adhurues të letërsisë dhurimi i një libri për Krishtlindje është gjithmonë një surprizë e mirëpritur dhe një shans për të nisur një bisedë të thellë mbi përmbajtjen.

Edhe ylli i muzikës Dua Lipa, e cila prej vitesh ka treguar dashurinë për leximin, ka ndarë disa nga librat që do t’i vendoste nën pemë këtë dhjetor, duke përfshirë veprat e Helen Garner, Patti Smith dhe Margaret Atwood.

How to End a Story: Diaries 1995-1998 – Helen Garner

Obsesioni i Duas me Helen Garner filloi me librin This House of Grief, dhe nuk po duket se do të ndalet. Ky libër i ditarëve të autorës sjell përballë lexuesit përjetimet e fundit të martesës së saj, të përshkruara me një sinqeritet dhe vrull emocional të jashtëzakonshëm. Leximi i këtyre faqeve ofron jo vetëm historinë personale të autorës, por edhe hap një mundësi për diskutime të thella me një lexues tjetër, shkruan KultPlus.

Bread of Angels – Patti Smith

Nëse Just Kids e ka përjetësuar New Yrk-un e viteve ’70, kjo kujtese personale e Patti Smith zgjerohet për të treguar më shumë rreth jetës së saj, nga fëmijëria pas-luftës deri në ditët e sotme. Libri pasqyron dekadat që ajo dhe bashkëshorti i saj Fred i kaluan larg syrit të publikut, duke rritur fëmijët në Detroit. Shkrimet e Patti Smith shfaqin bukuri dhe delikatesë në çdo faqe, dhe ky libër nuk bën përjashtim.

Book of Lives – Margaret Atwood

Për adhuruesit e Margaret Atwood, ky libër është një dhuratë ideale për Krishtlindje. Me 600 faqe, ofron një rrëfim të pasur mbi jetën e saj, nga fëmijëria në pyjet e largëta të Kanadasë deri te marrëdhëniet me poetë dhe shkrimtarë të tjerë. Libri zbërthen inspirimin dhe lidhjet historike që qëndrojnë pas romaneve të saj ikonë, si The Handmaid’s Tale dhe The Blind Assassin, duke ofruar një eksperiencë të thellë për çdo dashamirës të letërsisë.

Dua Lipa tregon se dhurimi i një libri nuk është vetëm për të lexuar, por edhe për të krijuar diskutime dhe përjetime të përbashkëta një mënyrë perfekte për të ndarë magjinë e festave me të dashurit.

Nëse po mendoni për dhurata këtë vit, këta libra janë zgjedhja ideale për nën pemë dhe me frymëzimin e Duas, leximi bëhet edhe më magjik. /kultplus