Vdes në moshën 55-vjeçare shkrimtarja britanike e bestsellerit

Vdes në moshën 55-vjeçare shkrimtarja britanike e bestsellerit

Kultura December 10, 2025 - 15:02

Autorja britanike Sophie Kinsella, e njohur në mbarë botën për serinë bestseller “Shopaholic”, ka vdekur në moshën 55-vjeçare, njoftoi familja e saj.

Kinsella, emri i vërtetë i së cilës është Madeleine Sophie Wickham, ishte diagnostikuar në vitin 2022 me një formë agresive të kancerit në tru (glioblastoma). Ajo iu nënshtrua operacionit, radioterapisë dhe kimioterapisë, por sëmundja avancoi gjatë muajve të fundit.

Sipas deklaratës së familjes, shkrimtarja ndërroi jetë e qetë, e rrethuar nga të afërmit e saj.

Sophie Kinsella u bë e famshme me romanet e saj humoristike dhe personazhin ikonik Becky Bloomwood, ndërsa librat e saj janë shitur mbi 45 milionë kopje dhe janë përkthyer në dhjetëra gjuhë, duke e bërë një nga autorët më të lexuar të zhanrit “chick-lit”.