50 vjet ASHAK, Begaj: Lavdi brezave që e ndërtuan, nder brezave që e mbrojtën
Kultura
December 10, 2025 - 13:54
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës për 50-vjetorin e themelimit.
Kreu i shtetit shqiptar, që ishte pjesë e ceremonisë së shënimit të 5-dekadëshit të ASHAK-ut, përmes një postimi në Facebook uroi të gjithë ata që kontribuuan në ndërtimin e kësaj Akademie.
“Urime të gjithë atyre që kanë kontribuuar në këtë rrugëtim të lavdishëm! Lavdi brezave që e ndërtuan, nder brezave që e mbrojtën dhe shumë suksese brezave që do ta çojnë përpara!”, shkroi ai.
Begaj po qëndron në Kosovë që nga e marta, ku në mbrëmje vizitoi Rahovecin, qytet ky që e dekoroi me “Medaljen e Lirisë”.