Rafet Rudi do ta promovojë “Libri im i Kujtimeve” nesër në Tiranë
Kompozitori dhe dirigjenti Rafet Rudi do të promovojë nesër veprën e tij “Libri im i Kujtimeve”.
Ai këtë promovim do ta mbajë në Tiranë, përkatësisht në sallën "Aleks Buda" të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Promovimi vjen në kuadër të Javës Kombëtare të Kulturë dhe do të nisë duke filluar nga ora 14:00.
Rudi kishte promovuar këtë vepër në maj të këtij viti në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. “Ky libër përfshin një periudhë të kufizuar prej hyrjës sime në botën e muzikës 69 – 99”, kishte thënë ai në një intervistë për RTK-në, duke theksuar se këto janë vitet më të rëndësishme për formësimin e jetës muzikore në Kosovë.
Rudi kishte thënë se libri është më shumë një rrëfim dokumentues i zhvillimeve në muzikën e kultivuar në Prishtinë dhe Kosovë.