Ansambli i Kosovës “Shota” sjell performancë madhështore në Manifestimin “Nëntor – Lugina” në Bujanoc
Foto: Facebook

Ansambli i Kosovës “Shota” sjell performancë madhështore në Manifestimin “Nëntor – Lugina” në Bujanoc

Kultura November 27, 2025 - 23:23

Ansambli Kombëtar “Shota” nga Kosova gjatë ditës së sotme ka sjell një performancë madhështore në kuadër të Manifestimit “Nëntor – Lugina”, duke ndezur kështu atmosferën me këngë, valle dhe energji që vetëm ata dinë t’i japin.

Ky manifestim i bë i ditur nga Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, theksojë se me ardhjen e Ansamblit të Kosovës “Shota”, në Manifestimin “Nëntor – Lugina” në Bujanoc të gjithëve u rrahu zemra shqipatrisht.

Ky manifestim u nderua edhe më shumë me prezencën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Beograd, SH.T. Bardhyl Cana, si dhe Kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Koncerti u realizuar në kuadër të programit kulturor “Nëntor Lugine”, me mbështetje të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, nën monitorimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe me mbështetjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar. /Zëri