Përfundojnë xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë “Dua”
Kultura
November 26, 2025 - 14:26
Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur se kanë përfunduar xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë “Dua”, i cili vjen me skenar dhe regji të Blerta Bashollit.
Filmi, i prodhuar nga Valon Bajgora dhe Yll Uka (Ikonë Studio, Kosovë), dhe i bashkëprodhuar nga Britta Rindelaub & Thomas Reichlin (Alva Film, Zvicër), si dhe Amaury Ovise (Kazak Productions, Francë), ka realizuar gjithsej 35 ditë xhirimi, nga 4 tetori deri më 19 nëntor.
Në rolet kryesore: Pinea Sylejmani, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Sylejmani, Andi Bajgora, Vlera Bilalli dhe Fiona Abdullahu.