Nënshkruhet marrëveshje mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Shqipërisë
Foto: Facebook

Nënshkruhet marrëveshje mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Shqipërisë

Kultura November 22, 2025 - 21:09

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” njofton se dje, në ambientet e qendrës “Sotir Kolea”, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Në njoftimin e Bibliotekës Kombëtare thuhet se marrëveshja u nënshkrua nga drejtoresha e përgjithshme e BKK-së, Blerina Rogova Gaxha, dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Piro Misha.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit të deritanishëm mes dy institucioneve dhe krijimit të projekteve të reja të përbashkëta në fushën e kulturës, dijes dhe trashëgimisë.