Tenori Kastriot Tusha për herë të parë me koncert në Tetovë, bashkë me Ardian Trebickën
Qendra e Kulturës në Tetovë do të mirëpresë më 21 nëntor 2025 koncertin “Parfum”, një ngjarje që premton finesë artistike dhe emocion të pastër. Dy zërat e njohur, Kastriot Tusha dhe Ardian Trebicka, do të ngjiten në skenë me një program të kuruar me kujdes, ku harmonizohen eleganca vokale dhe interpretimi me ndjeshmëri të thellë.
Të shoqëruar nga Gent Rushi Band, artistët do të sjellin një mbrëmje të ndërtuar mbi balancën mes këngës së kultivuar shqiptare, krijimeve ndërkombëtare dhe kompozimeve që ruajnë delikatesën e një qasjeje të rafinuar. “Parfum” synon të ofrojë jo vetëm një përjetim muzikor, por një atmosferë të ngrohtë dhe të paharrueshme për publikun.
Koncerti vlerësohet si një ndër ngjarjet më të veçanta të sezonit, falë kombinimit të vokalit të përpunuar, orkestrimit profesional dhe prezencës skenike që arti i dyshes Tusha–Trebicka garanton.
Koncerti do të mbahet më 21 nëntor, prej orës 20:00 në Qendrën e Kulturë në Tetovë.
Organizatorët tashmë kanë bërë të ditur se biletat janë në shitje çdo ditë prej orës 12:00 deri në 21:00, në biletarinë e institucionit
Çmimi: 300 denarë
Për nxënës dhe studentë: 200 denarë
Publiku është i ftuar të bëhet pjesë e një mbrëmjeje ku arti dhe emocioni bashkohen në një harmoni të rrallë. /Zëri