![Sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho jep lajmin nga New York: Më 15 nëntor do të jem në Gjakovë [video]](/uploads/zeri.info/images/2025/October/30/auto_hqdefault1761862079.jpg) 
 
													Sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho jep lajmin nga New York: Më 15 nëntor do të jem në Gjakovë [video]
Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho, njoftoi në një lidhje live nga New Yorku me Euronews Albania, koncertin e saj në Gjakovë më 15 nëntor.
Ajo do të performojë në skenën e Kaninës, e ftuar nga Fondacioni për Gjakovën, së bashku me orkestrën e Teatrit dhe Baletit, nën dirigjimin e një dirigjendi spanjoll.
Jaho bëri të ditur se repertori i saj do të përfshijë këngë mesdhetare dhe shqiptare, ku fokusi kryesor do të jetë tek kthimi në vendlindje.
“Muzika do të shoqërohet me histori shqiptare mbi largimin nga vendi, migrimin, pritjen dhe sakrificat, e populit shqiptar, duke theksuar lidhjen e fortë që ruan shpirti i personit që kthehet pas shumë vitesh. Muzika na lidh të gjithëve, është gjuha e shpirtit. Nuk ka rëndësi vendi ku performohet, por ku bashkon shqiptarët, është diçka e bukur që kemi nevojë sot”, tha Jaho.
Ajo e cilësoi vizitën në Gjakovë këtë vit si të veçantë, teksa theksoi: “Kur shkova në Gjakovë, sikur u kthye koha mbrapa. Gjithçka që gjeta aty ishte xhenuine, 100% shqiptare që ka akoma shpresë edhe pse është në kohën e globalizmit”.
Drithëron Ermonela Jaho, këndon live mes lotësh në Euronews Albania: Moj e bukura More... pic.twitter.com/gg96U37kId
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 29, 2025
![Sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho jep lajmin nga New York: Më 15 nëntor do të jem në Gjakovë [video]](/uploads/zeri.info/images/2025/October/30/500x417_hqdefault1761862079.jpg) 
 
											