MKRS: Me dinamikë po zhvillohen punimet në Galerinë Kombëtare të Kosovës

MKRS: Me dinamikë po zhvillohen punimet në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Kultura October 30, 2025 - 14:34

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se po zhvillohen punime me intensitet të lartë në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Sipas MKRS-së, ky investim do të bëjë që Galeria të mbetet një qendër funksionale për artistët dhe publikun artdashës, raporton Zeri.info.

“Institucioni qendror i artit pamor po i nënshtrohet rinovimit dhe restaurimit të plotë, ndërsa po krijohen edhe hapësira të reja për ruajtjen dhe inventarizimin e koleksionit shtetëror të veprave të artit”, thuhet në njoftim. /Zëri