Konferenca shkencore, sa e studiojnë sllavët gjuhën shqipe?
Foto: Laura Hasani /Arkiv

Konferenca shkencore, sa e studiojnë sllavët gjuhën shqipe?

Kultura October 27, 2025 - 13:03

Në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës po zhvillohet konferenca shkencore ndërkombëtare me temën “Studimet albanologjike te sllavët e jugut”.

Kjo konferencë, që mbahet më 28 tetor, ka mbledhur studiues, shkrimtarë dhe albanologë nga Kosova, rajoni dhe Evropa.

Profesori universitar Bardh Rugova ka theksuar rëndësinë e kësaj ngjarjeje akademike, duke nënvizuar marrëdhëniet e ndërlikuara historikisht mes shqiptarëve dhe fqinjëve të tyre.

“Duhet ta kemi parasysh që raportet e shqiptarëve me fqinjët janë komplekse dhe ndryshojnë në periudha të caktuara, ndonjëherë me ngjyrime ideologjike e politike, e ndonjëherë më pak. Këto pasqyrohen edhe në studime, por ne kemi dashur që këtë ta paraqesim në plotninë e saj, si kontribut, si vlerë dhe si rëndësi, dhe si vlerësim kritik atëherë kur ka nevojë”, tha Rugova. /klankosova