Gonxhja: Xhamia e Plumbit i rezistoi përmbytjeve falë mbrojtjes me digë

Gonxhja: Xhamia e Plumbit i rezistoi përmbytjeve falë mbrojtjes me digë

Kultura October 26, 2025 - 17:30

ryevepra e arkitekturës islame dhe trashëgimisë sonë kulturore, Xhamia e Plumbit në Shkodër, e cila ka mahnitur historianët për stilin e vet origjinal, tashmë ka dalë nga problematika e përmbytjeve kronike.

Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se pas viteve të njëpasnjëshme përmbytjeje, Xhamia e Plumbit në Shkodër ka qëndruar e paprekur nga reshjet intensive të 24 orëve të fundit. Gonxhja tha se “falë punimeve të restaurimit dhe konservimit, si edhe ndërtimit të mbrojtjes me rrethimin-digë, monumenti i çmuar kulturor nuk ka pësuar asnjë dëmtim”.

Sipas ministrit, pompat vijojnë të funksionojnë në kapacitet të plotë, duke garantuar mbrojtjen e objektit.

Xhamia e Plumbit, monument kulture i kategorisë së parë, është ndërtuar nga Mehmet Pashë Bushati dhe konsiderohet si xhamia më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri.

Projekti i restaurimit, i realizuar me mbështetjen e qeverisë turke, ka rikthyer plotësisht vlerat historike dhe arkitekturore të xhamisë, duke e kthyer atë në një qendër të rëndësishme për besimtarët dhe vizitorët vendas e të huaj.

Xhamia e Plumbit në Shkodër, e ndërtuar më 1773-1774, është xhamia osmane më e madhe në të gjithë Shqipërinë, Monument Kulture i Kategorisë së Parë.

Rivitalizimi i kësaj xhamie unikale në Shkodër përfshiu jo vetëm restaurimin e thellë të saj, por edhe transformimin e hapësirës përreth.

Pas restaurimit, Xhamia, e ndërtuar nga i mirënjohuri arkitekt Sinani, është kthyer në një tjetër atraksion turistik për qytetin.

Përtej restaurimit të Xhamisë është punuar edhe për restaurimin e pjesës së jashtme të saj. /atsh