
Edicioni i tetë i festivalit ndërkombëtar të muzikës kamertale “Skupi Kamerfest” në Shkup
Skupi Kamerfest, festivali ndërkombëtar i muzikës kamertale në Shkup, rikthehet këtë vit me edicioni e tij të 8-të, duke konfirmuar pozicionin si një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në rajon. Festivali është pjesë e Asociacionit Evropian të Festivaleve (EFA) në Bruksel, çka i jep programit një dimension ndërkombëtar dhe lidhje me rrjetin më të madh të festivalëve muzikorë në Evropë.
Koncerti i tretë i këtij edicioni do të mbahet më 27 tetor, ku do të performojnë dy artiste të njohura nga Shqipëria:
Dorina Laro – violoncelo
Kristina Petrollari Laco – piano
Të dyja artiste janë profesoresha në Akademinë e Arteve në Tiranë, dhe përveç interpretimit të një repertori të pasur klasik, ato sjellin në skenë eksperiencën dhe aftësitë e tyre pedagogjike, duke kontribuar në promovimin e muzikës kamertale dhe edukimin e gjeneratave të reja të muzikantëve.
Festivali Skupi Kamerfest njihet për atmosferën e tij unike dhe për bashkëpunimin mes artistëve nga vende të ndryshme, duke ofruar një përvojë të veçantë për publikut dhe duke nxitur shkëmbimin kulturor ndërkombëtar. /kultplus