Premiera e operës-tango “María de Buenos Aires” në Prishtinë

Premiera e operës-tango “María de Buenos Aires” në Prishtinë

Kultura October 21, 2025 - 22:30

Sonte, më 22 tetor 2025, në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë u mbajt premiera e operës-tango “María de Buenos Aires” të kompozitorit argjentinas Astor Piazzolla, në kuadër të Prishtina International Vocal Festival.

Shfaqja u realizua nga Kori dhe Orkestra e Operës së Kosovës nën dirigjimin e Kushtrim Gashit, me interpretimin e shkëlqyer të Flaka Gorancit në rolin kryesor, përkrah Rizah Jahajt dhe Alban Gorancit.

Publiku u prit me entuziazëm këtë premierë që solli në Prishtinë energjinë dhe pasionin e tangos argjentinase, duke shënuar një tjetër sukses të Operës së Kosovës dhe festivalit ndërkombëtar vokal të Prishtinës./rtk