Teatri Kombëtar dhe Teatri Dodona sjellin sonte premierën “Audienca”

Teatri Kombëtar dhe Teatri Dodona sjellin sonte premierën “Audienca”

Kultura October 15, 2025 - 15:23

Në ambientet e Teatrit Kombëtar të Kosovës, sonte nga ora 20:00 jepet premiera e shfaqjes “Audienca” nga Vaclav Havel, me regji të Melihate Qenës.

Në këtë shfaqje që flet për pushtetin, sistemin dhe njeriun përballë absurdit, luajnë aktorët: Afrim Kasapolli, Bujar Ahmeti.

“Audienca” është një bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit të Qytetit të Prishtinës – Dodona.

Repriza e shfaqjes jepet nesër (e enjte) nga ora 20:00.