
Javë e pasur kulturore në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani”
Biblioteka kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” po zhvillon sot aktivitete të pasura në kuadër të Javës së Bibliotekës, edicioni i 22-të, duke përqendruar vëmendjen te ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe digjitalizimi.
Programi i ditës përfshin:
Ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe digjitalizimi. Duke theksuar rëndësinë e përpunimit dhe ruajtjes së dokumenteve dhe librave në formë digjitale.
Bibliotekat në epokën e transformimit:
Teknologjia, identiteti dhe kultura një diskutim mbi sfidat dhe mundësitë që sjell teknologjia për bibliotekat moderne dhe rolin e tyre në ruajtjen e identitetit kulturor.
Ceremonia e dhurimit të librave nga biblioteka “Karl Kaser”:
Një kontribuim i çmuar për zgjerimin e fondit të bibliotekës dhe përforcimin e kulturës letrare.
Shfaqja e filmit “Zgjoi” nga Blerta Basholli:
Një moment artistik që lidh artin kinematografik me trashëgiminë kulturore dhe edukimin vizual.
Ky edicion i Javës së Bibliotekës synon të fuqizojë rolin e bibliotekave si qendra të dijes, kulturës dhe inovacionit digjital në Kosovë. /KultPlus