Pas dekadash krijimtarie në Amerikë, piktori Ilmi Zani hap ekspozitën në Gramsh

Pas dekadash krijimtarie në Amerikë, piktori Ilmi Zani hap ekspozitën në Gramsh

Kultura October 03, 2025 - 08:10

Pas dekadash krijimtarie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, piktori Ilmi Zani është rikthyer në vendlindjen e tij, Gramsh, ku hapi dhe ekspozitën e dytë personale.

Ekspozita u çel në Pallatin e Kulturës, në prani të përfaqësuesve të institucioneve vendore, si edhe dhjetëra qytetarëve, të rinjve dhe artdashësve që panë nga afër veprat e artistit.

“Në këtë ekspozitë paraqiten të gjitha punimet gjatë jetës sime nga ’72 deri më sot, janë paraqitur të gjitha teknikat e pikturës”, tha Ilmi Zani, piktor

Veprat vënë në pah figurën e piktorit gramshiot, i cili me krijimtarinë e tij ka lënë gjurmë në artin pamor brenda dhe jashtë Shqipërisë.

“Ne vijmë nga Amerika, pasioni im ka qenë gjithë jetës piktura dhe jam marrë me atë vazhdimisht në mënyrë të pandërprerë. Dhe është kënaqësi të hap në qytetin tim një ekspozitë të tillë me punime të bëra gjatë gjithë jetës time”, shtoi Zani.

Ekspozita mbetet një dëshmi e pasionit dhe përkushtimit të artistit, duke e kthyer Gramshin për disa ditë në një qendër takimi mes artit dhe publikut. /euronews