Çun Lajçi befasohet me dhuratë luksoze nga bashkatdhetarët në Cyrih, i blejnë veturë “Benz”
Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një moment të veçantë të jetës personale dhe artistike, duke shprehur gëzimin për një dhuratë të jashtëzakonshme që ka marrë.
Në postimin e tij, Lajçi tregon se një grup bamirësish nga Gjilani, pjesë e komunitetit të Zymberive që jetojnë dhe punojnë në Cyrih, i kanë dhuruar një veturë “Benz” (natyrisht e përdorur), për ta lehtësuar në udhëtimet e tij nëpër qytetet e atdheut me kuferin plot libra dhe mall për lexuesit.

Çun Lajçi e ka përshkruar dhuratën si një “kurorë mbi 50 vjet krijimtari dhe 79 vjet jetë”, një shenjë se malli dhe fjala e artit nuk plaken kurrë. Ai falënderoi publikisht Jasharin dhe Nexhatin për bamirësinë e tyre, duke u lutur që drita e mirëdashësisë së tyre të mos shuhet kurrë.
“Faleminderit Jashar, faleminderit Nexhat! Bamirësia juaj u shndrit si dritë dhe mos u harroftë kurrë, e Zoti kurrë mos ua ngushtoftë as zemrën as sofrën!” përfundon aktori.
Ky moment tregon jo vetëm lidhjen e ngushtë mes artistëve dhe ndjekësve të tyre, por edhe respektin e madh që shoqëria ka për figurat kulturore dhe për librin si trashëgimi të përjetshme. /telegrafi