
Ekspozitë e Bibliotekës Kombëtare, kushtuar përkthyesit të njohur Petro Zheji
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit, Biblioteka Kombëtare në Tiranë gjatë ditës së djeshme organizoi një ekspozitë përkujtimore kushtuar përkthyesit Petro Zheji.
Ekspozita përkon gjithashtu me dhjetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Në ekspozitën përkujtimore të çelur në Qendrën “Sotir Kolea”, u shfaqen përkthimet më zë, duke shpalosur kështu gjithë kontributin e tij filologjik.
Përkthyesi dhe gjuhëtari i njohur Petro Zheji ndërroi jetë në vitin 2015, në moshën 85-vjeçare. Ai lindi në Tiranë, në tetor të vitit 1929, dhe u shqua që në moshë të re për një talent të rrallë në zotërimin e gjuhëve të huaja.
Zheji ishte zotërues i gjuhës italiane, franceze, spanjolle, angleze, gjermane, ruse, hebraishtes, greqishtes së vjetër, latinishtes dhe sanskrishtes së vjetër. /kultplus
