Ramë Lahaj ia bën një dedikim prekës aktorit shqiptar, Enver Petrovci

Ramë Lahaj ia bën një dedikim prekës aktorit shqiptar, Enver Petrovci

Kultura September 24, 2025 - 09:50

Ditën e djeshme (e martë) i është dhënë lamtumira e fundit aktorit të madh shqiptar, Enver Petrovcit.

Ai vdiq në moshën 71-vjeçare, duke lënë një boshllëk të madh për të gjithë ata që e kanë njohur e kanë punuar me të.

I njëjti la një krijimtari të begatë artistike, duke qenë pjesë e shumë projekteve si në film ashtu edhe në teatër.

E një reagim së fundmi për vdekjen e tij e ka bërë edhe tenori i njohur me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj.

Tenori nga Istogu i ka bërë një dedikim të gjatë në Facebook, duke e vlerësuar për artistin dhe koontributin e dhënë.

Postimi i plotë i Lahajt, pa ndërhyrje:

Profe,

Bashkimi debuton sonte në Evropë ndaj Anwil Wloclawek

me ritmin e çmendun t’diteve t’sodit

erdha me t’pru lulet e bardha t’lamtumirës së fundit

t’rrugëtimit tonë t’paket mes njajit tjetrit.

Prej ritmit t’çmendun

as ato s’i zgjodha vet.

Edhe n’lutjet e fundit t’lamtumirës ndaj njanit tjetrit

kemi nevojë për asistencë,

se si pa kry jemi tuj vrapu për diku…

As lamtumira nuk ka qetësi,

s’asht unike ma.

Nder varreza terdha e t’gjeta

mes familjarësh, miqsh e shokësh

që t’dashen e s’t’dashen,

që t’kuptuen e t’keqkuptuen.

Si tuj kcy me nji kam mes njerzve t’dekun

“pa plan” mbrrina me t’vu sipër dheut t’tokës

që ia dhurove nji pjesë t’madhe t’ditunisë,

dashnis e sakrificës për te…

me protë e kontratat tua.

Si tuj kcy mbi llastikun e lojnave t’dikurshme

dola prap me vrap, si pa kry…

Mos t’ngelet merak, Profe,

se ma lezet nuk ka,

përveç nji jete sipërfaqsore

me flirtet e trendeve t’kohëve t’fundit,

t’luftës s’fundit për pak dashni

e socializim mes njajit tjetrit.

Si pa kry dola me vrapu tutje

në maratonën tashma gjysmë t’kalueme t’jetës…

Gjetsh ma mirë se ktu, Profesor.

U prehesh n’paqe, profesor Petrovci.