
Çun Lajçi pas vdekjes së Enver Petrovcit: Erdhe furishëm dhe ike i heshtur, lamtumirë!
Aktori i madh i skenës dhe ekranit shqiptar, Enver Petrovci, është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare.
Lajmi i hidhur ka tronditur botën e artit në Kosovë e më gjerë, ndërsa sot ai do të përcillet për në banesën e fundit në Prishtinë.
Mes shumë figurave publike që kanë shprehur ngushëllime, një reagim prekës ka ardhur edhe nga aktori Çun Lajçi.
Ai ka ndarë një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale, gjegjësisht në Facebook.
“Erdhe furishëm dhe ike i heshtur. Lamtumirë Enver!”, ka shkruar Lajçi.
Ky reagim i tij ka prekur shumë ndjekës, të cilët gjithashtu kanë lënë komente ngushëllimi për humbjen e një prej ikonave të aktrimit shqiptar.
Petrovci do të mbahet mend për kontributin e tij të jashtëzakonshëm si aktor, regjisor dhe pedagog, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën dhe artin shqiptar.
Ceremonia e varrimit të tij do të mbahet ditën e sotme me fillim nga ora 17:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.
Në njoftimin e Teatrit Kombëtar në Facebook është bërë e ditur se homazhet për Petrovcin bëhen nga ora 13:30 – 15:30.
Kurse, mbledhja komemorative bëhet me fillim nga ora 15:30.