
Presidentja Osmani: Kujtimi për Enver Petrovcin do të jetojë përherë
Kultura
September 22, 2025 - 15:26
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për familjen Petrovci, pas ndarjes nga jeta të aktorit dhe regjisorit të njohur, Enver Petrovci.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit, Enver Petrovci. Ai mbetet një ndër figurat më të shquara të kulturës sonë. Me talentin dhe veprën e tij i dha artit tonë profesionalizëm dhe dinjitet. Kujtimi dhe kontributi i tij do të jetojnë përherë në skenat tona dhe në kujtesën e popullit të Kosovës”, ka thënë Osmani.
E para e shtetit u shpreh se bashkëndjen me dhimbjen e familjes, duke u inkurajuar ata që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje.
“I përhershëm qoftë kujtimi për Enver Petrovcin”, shkruhet tutje në njoftimin e Presidencës.