Faqja e njohur turistike: Plazhi i Pasqyrave një nga më të bukurit në botë

Faqja e njohur turistike: Plazhi i Pasqyrave një nga më të bukurit në botë

Kultura September 11, 2025 - 19:15

Nëse jeni duke kërkuar vendin e përsosur për të notuar në ujërat e kristalta ose thjesht për të ëndërruar nën një qiell blu, ka disa plazhe në botë ku secili prej nesh dëshiron ti vizitojë të paktën një herë në jetë, shkruan faqja e njohur rangetravel.com.

Kjo faqe përfshin edhe Plazhin e Pasqyrave në Ksamil duke e vlerësuar për ”reflektimet vezulluese që dielli hedh mbi detin Jon”.Kjo faqe rendit edhe disa nga plazhet e tjera mahnitëse dhe ato më pak të njohura në botë:

Plazhi i Pasqyrave – Ksamil

Destinacioni më i popullarizuar i plazhit?

Sipas të dhënave të kërkimit, të analizuara nga kompania ”Planet Cruise”, është Ksamili, në Shqipëri, ku i ashtuquajturi ”Mirror Beach” ose ”Plazhi i Pasqyrave” renditet ndër më të mirët për reflektimet vezulluese që dielli hedh mbi detin Jon.

Plazhi Whitehaven – Australi

Një zgjedhje kryesore për udhëtarët si dhe zgjedhje e ”Lonely Planet” si nga më të mirët në botë.

Plazhi Elafonissi – Greqi

Rëra rozë, ujërat bruz dhe shtigjet e ecjes janë ndër arsyet pse ky plazh quhet “Karaibet e Mesdheut” dhe u emërua plazhi më i mirë në botë nga udhëtarët e ”TripAdvisor” këtë vit.

Plazhi Coopers Beach – SHBA

Ndërtesa historike dhe plazhi në Long Island, renditet si plazhi më i mirë në Shtetet e Bashkuara. Shtatori është muaji ideal për ta vizituar, me më pak turma njerëzish dhe ujëra më të ngrohta.

Plazhi Cala Goloritze – Itali

Falë përpjekjeve të jashtëzakonshme për ruajtjen e natyrës gjatë 30 viteve të fundit, Cala Goloritze ka mbetur mahnitëse dhe ishull i virgjër, duke fituar vendin e parë në listën e 50 plazheve më të bukura në botë./atsh