Krasniqi në “Hardh Fest”: Dëshmi e gjallë e asaj që mund të arrihet me punë

Krasniqi në “Hardh Fest”: Dëshmi e gjallë e asaj që mund të arrihet me punë

Kultura September 07, 2025 - 18:16

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qenë mbërmë në “Hardh Fest” në Rahovec së bashku me kandidatin e kësaj partie për këtë komunë, Edon Canën.

Sipas Krasniqit, “Hardh Fest”-i është një dëshmi e gjallë e asaj që me punë mund të arrihet çdo gjë, raporton Zeri.info.

“Jam veçanërisht i lumtur që, bashkë me njerëzit e mirë të kësaj komune, e kemi nisur këtë festival 11 vite më parë. Sot, ai është kthyer në një prej ngjarjeve më të rëndësishme të vendit, duke i dhënë Rahovecit vendin që meriton në hartën kulturore dhe turistike të Kosovës.

Kosova është e mbushur me potencial në çdo fushë. Asaj i duhet vetëm një qeverisje lokale që bashkëpunon, ndihmon dhe ua bën jetën më të mirë qytetarëve të saj.

Faleminderit për mikpritjen, Rahovec!”, shkroi kreu i PDK-së ndër tjera. /Zëri