Artisti Dion Zeqiri ekspozon punimet e tij sonte në Gjilan

Artisti Dion Zeqiri ekspozon punimet e tij sonte në Gjilan

Kultura September 04, 2025 - 15:47

Ekspozita “Staring Into the Distance” e artistit Dion Zeqiri paraqet për herë të parë koleksionin e veprave të tij, që përfshin një dekadë pikturash, fotografish, skulpturash dhe instalacionesh, të cilat ekspozohen së bashku, sonte në Galerinë e Arteve në Gjilan.

Duke punuar në materiale – lëndë të gjalla dhe të vdekura, baktere, ushqim, fragmente trupore – Zeqiri transformon atë që shqetëson në bukuri aty ku duket e pamundur. Kjo ekspozitë personale e artistit flet  për urgjencën e tij të paduruar, në dijeninë se gjithçka ka rëndësi, edhe pse asgjë nuk zgjat.

Në qendër të artit të Dion Zeqirit qëndron paradoksi i jetës: përpjekja për të zgjatur dhe ruajtur jetën duke ditur se vdekja na pret në fund. Veprat e tij tregojnë se çdo veprim mund të jetë shpëtim dhe rrezik, dhe se siguria shpesh tretet në pasiguri. /klankosova