Cirku Kombëtar i Shqipërisë pjesë e festivalit zviceran, Rama krenar me paraqitjen

Cirku Kombëtar i Shqipërisë pjesë e festivalit zviceran, Rama krenar me paraqitjen

Kultura August 24, 2025 - 23:02

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se Cirku Kombëtar i Shqipërisë është duke marrë pjesë në festivalin “Faerbi” që po mbahet në Wetzikon–Zyrih, të Zvicrës.

Në njoftimin e tij në Facebook, Rama ka shpërndarë një mori fotografish të trupës së cirkut.

“Trupa jonë magjike pushtoi për tre netë skenën e ‘Faerbi Festival’ në Wetzikon–Zyrih, duke sjellë ngjyra, energji dhe diversitet kulturor për publikun”, ka thënë Rama.