Maestro Florent Boshnjaku zbulon raportin me Dua Lipën, flet edhe për estradën

Maestro Florent Boshnjaku zbulon raportin me Dua Lipën, flet edhe për estradën

Kultura August 23, 2025 - 15:53

Producenti muzikor dhe fitues i çmimeve të shumta në festivale në Kosovë dhe jashtë saj, Florent Boshnjaku ka qenë i fituar në një intervistë speciale në klan kosova.

Ai foli rreth realiteti e të qenit muzikantë, dhe se sa pret prej atyre që ai i ka ndihmuar ndër vite,

“Unë nuk pres me qenë askush falënderues, nuk kam pse me pas pritshmëri nga askush që me qenë falënderues”, u shpreh Boshnjaku.

Ndër të tjera, ai flet edhe për gjeneratën e re që po vinë në tregun muzikor.

“Për fat të keq po e shoh gjeneratën e re që kanë shumë më shumë informacione, i prekin sendet, një pjesë e madhe prej tyre e duan shumë muzikën dhe  nëse e kanë ëndërr e realizojnë, por një pjesë tjetër për fat të keq janë duke e menduar më shumë si biznes, sesa janë duke e menduar  si diçka që është shpirtërore, diçka që i përmbush”, tha ai.

Boshnjaku u pyet edhe rreth raportit të tij me yllin ndërkombëtar, Dua Lipën.

“Duan e njoh prej kur ka lindur. Me Dugin kemi pasur miqësi që para të vinte Dua në këtë jetë, dhe është lumturi e kënaqësi që Dua ka mbërritur suksesin që gëzon sot. Por e mira e Duas është se ajo nuk ka ndryshuar kurrë”, u shpreh ai.

Derisa Boshnjaku shton se edhe sot kur takohet me Duan, bisedat janë po të njëjtat, pra për muzikë.