Ekspozita “Vështrime të reja” sonte në Europe House në Prishtinë

Ekspozita “Vështrime të reja” sonte në Europe House në Prishtinë

Kultura August 21, 2025 - 16:39

“Vështrime të reja – Një rrugëtim përmes syve të të rinjve”, është ekspozita që hapet sonte nga ora 19:00, në Europe House Prishtinë.

Kjo ekspozitë sjell vizionet e freskëta të Lum Hajrullahu dhe Festa Ramoja, kuruar nga Laureta Hajrullahu e Shkamb Jaka.

Ekspozita “Vështrime të reja” sjell dy perspektiva unike që kapin intensitetin e papërpunuar të mënyrës se si të rinjtë e shohin botën. Nga momentet intime e njerëzore deri te horizontet e largëta e të gjera, këto punime na kujtojnë se vizioni rinor gjithmonë përjetohet me qartësi dhe emocion të thellë.