
Çeku pas Prizrenit pret që edhe në Prishtinë të ketë aktakuza për keqpërdorim detyre
Kultura
August 18, 2025 - 19:19
Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku lidhur me aktakuzën ndaj dy zyrtarëve në Prizren për rrënimin e “Sarajit të Vjetër”, ka thënë se është vërtetuar ajo që sipas tij, e kanë thënë nga fillimit.
Sipas tij, rrënimi i paligjshëm i “Sarajit të Vjetër” në Prizren nuk ishte gabim, por shkelje e rëndë me pasoja të pariparueshme për trashëgiminë kulturore.
Ka shtuar se pas kallëzimit penal të dorëzuar nga Ministria e Kulturës, Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj drejtorit të Urbanizmit dhe një bashkëpunëtoreje profesionale të komunës së Prizrenit.