Thomas Mann, romancieri që i dha zë shpirtit evropian

Thomas Mann, romancieri që i dha zë shpirtit evropian

Kultura August 12, 2025 - 10:10

Më 12 gusht 1955, në qytetin e Kilhut në Zvicër, u shua Thomas Mann, një nga figurat më të mëdha të letërsisë botërore dhe fitues i Çmimit Nobel në Letërsi (1929). I lindur në Lubeck të Gjermanisë më 1875, Mann u bë i njohur për romanet e tij monumentale si “Buddenbrooks”, “Mali Magjik”, ku pasqyroi me mjeshtëri dramën shpirtërore dhe krizat morale të njeriut modern.

Vepra e tij u formësua nga përplasja mes traditës dhe përparimit, mes dëshirës për art të pastër dhe përgjegjësisë qytetare, transmeton KultPlus.

Për Mannin, letërsia nuk ishte thjesht art, por edhe akt moral, një mënyrë për të kuptuar dhe sfiduar realitetin. Me stilin e tij të thellë, ironik dhe të ngarkuar me reflektime filozofike, ai ndikoi breza të tërë shkrimtarësh e mendimtarësh.

Sot, në përvjetorin e vdekjes së tij, kujtojmë jo vetëm mjeshtrin e fjalës, por edhe intelektualin që nuk heshti përballë padrejtësisë. Thomas Mann mbetet një zë i gjallë në ndërgjegjen kulturore të Evropës, një kujtesë se fjala e shkruar mund të jetë po aq e fortë sa çdo armë. /kultplus